Slider

Aktuale Më shumë

Fundjavë me stuhi dhe reshje të dendura. Cikloni “Fobos” mund të shkaktojë probleme

Prej tvteuta18 November 2022

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji i Malit të Zi ka lëshuar alarm emergjent meteorologjik, për shkak të reshjeve të mëdha të parashikuara, erërave të forta jugore dhe problemeve të mundshme. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e MPB-së apeloi tek shërbimet komunale që t’i përshtasin aktivitetet e tyre me situatën e paralajmëruar. Për të shtunën, të dielën dhe të hënën, instituti i lartpërmendur njofton aktivitet cikloni në orët e paradites, i cili do të shkaktojë reshje të dendura shiu dhe mot me stuhi lokale në pjesët jugore, qendrore dhe verilindore. E gjithë kjo do të përcillet me erëra të forta jugore, sidomos në zonat më të larta veriore dhe në bregdet. Ditën e nesër e temperatura e mëngjesit do të jetë prej 2-14 gradë, më e larta e ditës prej 7-19 gradë celsius.