Aktuale Më shumë

FUAD HAXHIBETI U FALENDEROHET BASHKËPUNTORËVE

Prej tvteuta15:50, 17 Mars 2016

Sot në fund të seancës së Kuvendit Komunal, pas përfundimit të pikave të rendit të ditës,këshilltarëve dhe qytetarëve ju drejtua Kryetari i Kuvendit Mr Fuad Haxhibeti, i cili ju falenderua në bashkëpunim të gjithëve, e sidomos shërbimit të Kuvendit për punën e përbashkët dyvjeçare. Haxhibeti tha se prej ditës së sotme nuk do të ushtrojë më këtë detyrë dhe jep dorëheqje nga posti i kryetarit të kuvendit, si rezultat i marrëveshtjes së nënshkruar ditë më parë për formimin e qeverisjes së re në Ulqin. Posti i kryetarit te kuvendit sipas marrëveshtjes i takon PDS-se, kurse kandidati pritet të jetë Loro Nrekiq.

  • 1

    Radio