FSAM: Regjistrohet gjenerata e tretë e studentave
Prej tvteuta10 September 2016
Institucioni i parë dhe i vetëm i arsimit të lartë në Ulqin, Fakulteti i Studimeve Afariste Mesdhetare regjistron brezin e tretë të studentëve. Nga ky institucion thonë se vitin akademik e kanë regjistruar gati tri herë më shumë studentë se dy vitet e mëparshme, çka dëshmon se studentët e kanë njohur cilësinë e studimeve në këtë institucion. Trajtimi i veçantë dhe puna me studentët, i tërheq të rinjtë në regjistrohen në këtë fakultet, ku thonë ata, çdo studenti i kushtohet vëmendje maksimale. Të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen në këtë fakultet nuk është vonë, edhe pse regjistrimi i rregullt ka kaluar pasi viti akademik zyrtarisht fillon me 26 shtator.