Ekonomi Më shumë

Frytdhënie e dobët e ullishtës

Prej tvteuta13:26, 8 Tetor 2015

Mbledhja e ullinjve në Ullishtën e Ulqinit këtë vit ka filluar më herët se viteve tjera,si rezultat i kushteve të volitshme klimatike gjatë tërë vitit. Këshilltari për bujqësi  në Komunën e Ulqinit, Omer Dragovoja, deklaroi për televizionin Teuta, se këtë vit kemi një fryt të shëndoshtë, të pa prekur nga miza, por njeherit apelon tek qytetarët që sa më herët të fillojnë me vjeljen e ullinjve.

” Shirat vjeshtore janë të rrezikshme për paraqitjen e mizës që mund të dëmtojnë frytin, por njëkohësisht mund të ndikojnë edhe në cilësinë e vajit që këtë vit pritet të jetë i një cilësie të lartë”u shpreh Dragovoja.

Pas vitit 2012 kemi pas dy vite me një rendiment shumë të vogël,këtë vit kemi një fryt dhënie  të zvogëluar dhe atë në disa lokalitete si në Bashbylyk,anë të Malit,që do të plotësoi vetëm nevojat e qytetarëve ,por jo për treg.

Mësojmë që disa nga mullinjtë për përpunimin e vajit të ullirit kanë nisur të punojnë.

  • 1

    Radio