Fronti Demokratik sulmon ministrat e opozitës
Prej tvteuta16:22, 18 Qershor 2016
Zyrtari i Frontit Demokratik Jovan Vuçuroviq ka deklaruar se ministrat e opozitës në qeverinë e Malit të Zi kanë aranxhim paszgjedhor me kryeministrin Millo Gjukanoviq, prandaj nuk mund të pritet prej tyre që tu përmbahen premtimeve.
Sipas Vuçuroviq, pjesmarrja e opozitës në qeveri nu ka sjellë asgjë të re, bile nuk kanë arritur as të mundësojnë që mbledhjet e qeverisë të jenë të hapura, ashtu siç kishin paralajmëruar.
Ai u bëri thirrje partive që marrin pjesë në qeveri që të dalin nga ajo dhe të mos tregohen të ndëgjueshëm ndaj “diktatorit”, duke aluduar në kryeministrin Gjukanoviq.