Aktuale Më shumë

Fronti Demokratik; Protesta gjithnjë e më të shpeshta

Prej tvteuta09:59, 27 Shkurt 2016

Rezultati i negociatave në Kuvend e dëshmon arsyen e protestave të cilat janë mënyra e vetme që opozita ti shmanget skenarit në të cilin do të jetë pjesëtar  edhe për një vjedhje zgjedhore, kanë porositur përfaqësuesit e Fronti Demokratik, duke paralajmëruar tubime më të shpeshta.

Funksionari i Fronti Demokratik, Branko Radulloviq, ka deklaruar se bazë e aksionit të kësaj aleance do të jetë protesta paqësore dhe qytetare dhe, siç ka thënë, ato do të jenë gjithnjë e më intensive dhe më të shpeshta në kontinuitet. Radulloviq ka porositur që të gjithë së bashku duhet të bashkohen protestave qytetare dhe paqësore dhe përfundimisht, në kuptimin pozitiv, ta lëkundin Malin e Zi.

  • 1

    Radio