Fronti Demokratik: Presionet na kanë kushtuar dy mandate

Prej tvteuta14:57, 25 Nëntor 2016

Fronti Demokratik në konferencën e sotme për media ka prezantuar sipas tyre faktet e shumta që dëshmojnë për parregullsi në zgjedhjet e 16 tetorit. Zyrtarja e këtij grupimi politik Branka Boshnjak, tha se si rezultat i presioneve të shumta që kanë pasur si para ashtu edhe gjatë fushatës, u kanë kushtuar atyre së paku dy mandate.

Ajo vlerësoi se komplet sistemi juridik i vendit është vendosur në shërbim të Partisë Demokratike të Socialistëve, duke krijuar kështu presion parazgjedhor ndaj këtij grupimi.

Ajo gjithashtu tha se po shqyrtohet mundësia e padisë ndaj agjensive të anketimit të cilat me parashikime terësisht të gabuara kanë dëmtuar rezultatin e Frontit Demokratik, dhe se shpreson që deputetët opozitar do të jenë të bashkuar në qendrimet e veta për mënyrat e veprimit në të ardhmen.

  • 1

    Radio