Fronti Demokratik paralajmëron protesta nëse pakicat përkrahin PDS-në

Prej tvteuta09:54, 22 Nëntor 2016

Zyrtari i Frontit Demokratik Sllaven Radunoviq, ka deklaruar se ky subjekt do të shqyrtojë mundësinë e daljes në protesta nëse partisë e pakicave, dhe veçanërisht Partia Boshjake, do ti japin përkrahjen formimit të qeverisë me Partinë Demokratike të Socialistëve.

Ai theksoi se secila veprimtari jashtëparlamentare do të jetë e koordinuar me subjektet tjera të opozitës. Sipas Radunoviq, pakicat janë viktima më e madhe e zgjedhjeve të kaluara dhe nëse ato vendosin të legalizojnë parregullsitë e zgjedhjeve atëherë do të shqyrtohet radikalizimi i aksioneve. Ai tha se për momentin gjëja më e rëndësishme është të ruhet uniteti i 39 deputetëve të opozitës.

  • 1

    Radio