Fronti Demokratik kërkon dorëheqjen e Katniq
Prej tvteuta21 October 2016
Ndërkohë nga Fronti Demokratik i kanë bërë thirrje Kryeprokurorit special Milivoje Katniq që të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre ka kryer një numër veprash të paligjshme në ditën e zgjedhjeve. Nga ky subjekt , arsyetimet e Katniq për arrestimin e personave nga Serbia që synonin të sulmonin Kuvendin dhe arrestojnë kryeministrin Gjukanoviq, i kanë quajtur si qesharake , dhe e kanë cilësuar atë si bashkëpuntor të partisë në pushtet. Ato ndër të tjera e akuzojnë Katniq se ka shkaktuar panik në popull në ditën e zgjedhjeve, krijimin e atmosferës së frikës dhe prishjen e qetësisë zgjedhore. Ato thonë se ka mjaftuar vetëm një cikël zgjedhor që Katniq nga një person i cili besohej se ishte i pavarur, ta tregojë fytyrën e vet të vërtetë. Sipas tyre, një person i tillë nuk duhet të kryejë një funksion me aq rëndësi si ai i Kryeprokurorit Special.