Sociale Më shumë

Fronti Demokratik fillon përgaditjet për fushatën zgjedhore

Prej tvteuta09:47, 11 Gusht 2016

Fronti Demokratik po përgaditet intensivisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi, dhe ka filluar aktivitetet për harmonizimin e listave të ardhshme parlamentare, në të cilën do të jenë të përfaqësuar të gjithë përbërësit e kësaj aleance politike. Sipas informatave jozyrtare , fushatën zgjedhore të këtij subjekti do ta organizojë një agjensi izraelito-britanike e marketingut.

Në bazë të konsenzusit të arritur deri tani,  i cili mund të ndryshojë,  Demokracia e Re Serbe e Andrija Mandiq në mesin e dhjetë të parëve në listë do të përfaqsohet me 5 vende. Lëvizja për Ndryshime e Nebojsha Medojeviq do të ketë dy vende, të tretin dhe të shtatin,  Partia Popullore Demokratike e Millan Knezheviq poashtu  dy vende, të të katërtin dhe të nëntin, ndërsa  Partia  Punëtore e Janko Vuçiniq do të ketë vendin e pestë.

Në këtë mënyrë evitohet mundësia e pakënaqësisë së disa përbërësve të Frontit Demokratik, pasi propozimi është projektuar në bazë të fuqisë së partive përbërëse. Spekullohet se fushata zgjedhore do ti besohet kompanisë ESBR nga Londra, president i të cilës është izraeliti Eisin Asaf, por për këtë deri tani nuk ka konfirmime nga kjo aleancë.

  • 1

    Radio