Francezet investitore potencial per Plazhin e Madh
Prej tvteuta16:12, 29 Shtator 2016
Disa investitorë nga Franca të shoqëruar nga princi Nikolla Petroviq, janë pritur nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe zyrtarë të tjerë të komunës. Ata kanë treguar interesimin për të investuar në fushën e turizmit në Ulqin, specifikisht në projektimin e më pas ndërtimin e një kompleksi turistik në Plazhin e madh, që do të sillte, impakte të mëdha ekonomike, si dhe punësimin e sa më shumë njerëzve.
Kryetari i Komunës Nazif Cungu ka shoqëruar investitorët në Plazhin e madh, ku patën mundësi për të parë një hapsirë me sipërfaqe 100 mijë m katrorë, e parashikuar me plan për këtë investim. Nën shoqërinë e investitorëve ishin dhe përfaqësuesit e ndërmarrjes publike ”Të mirat detare”.
Investitorët kanë mbetur mjaft të kënaqur me ambientin e vizituar dhe kanë insistuar në përshpejtimin e procedurës për të ndërtuar një kompleks turistik.Cungu për televizionin Teuta tha se këto janë investitorët më potencial për realizimin e këtij projekti.Në fund të takimit u dakordua që Komuna të ndërmjetësojë që Ministria e Turizmit në Mal të Zi të hapë konkursin ideorë rreth këtij projekti gjigand ku do të merreshin në konsideratë dhe propozimet e investitorëve.
Kryetari Cungu u siguroi investitorëve francez mbështetjen e Komunës në këtë proces,si dhe përshpejtimin e tij.