Aktuale Më shumë

Franca shënoi 2 gola në 5 minuta

Prej tvteuta12:46, 16 Qershor 2016

Shqipëria u mund 2-0 nga Franca në “Velodrome”, një ndeshje dramatike për kuqezinjtë të cilët bën një pjesë të parë perfekte, por që në të dytën për shkak të presionit të madh të vendasve treguan shenja lodhjeje duke i lënë shumë hapësira yjeve francez të cilët shënuan 2 herë në minutat shtesë.Në 45 minutat e para, Shqipëria luajti ndoshta ndeshjen më të mirë të saj në këto vitet e fundit. Kuqezinjtë qëndruan të bashkuar në mesfushë e mbrojtje duke mos i dhënë mundësinë francezëve të rrezikonin Berishën. Në pjesën e parë ata nuk goditën asnjëherë në kuadratin e portës. Por Shqipëria nuk e la vetëm me kaq, por shkuan edhe në sulm ku rrezikuan dy herë me Sadikun dhe Lenjanin. Atëherë kur të gjithë mendonin se do të dilnin me 1 pikë nga kjo sfidë, në fushë u fut edhe Veseli, lojtari shumë i diskutueshëm i listës së Euro 2016. Në minutën e 90, vendosja e gabuar e tij na bëri të pësojmë dhe golin e parë. Griezman ndëshkoi Berishën dhe 2 minuta më pas Payet rrëzoi të gjithë mbrojtësit në zonën tonë dhe vulosi kualifikimin e Francës për në turin tjetër.I pranishem ne Marseje ka qene edhe presidenti I Shqiperise Bujar Nishani.

  • 1

    Radio