Rajoni/Bota Më shumë

Franca riatdheson gra e fëmijë nga Siria

Prej tvteuta14:29, 20 Tetor 2022

Franca ka thënë të enjten se ka kryer një operacion të ri për të kthyer shtetasit francezë – 40 fëmijë dhe 15 gra – nga kampet e udhëhequra prej kurdëve në verilindje të Sirisë.

Fëmijët janë dërguar në qendrat për ofrimin e shërbimeve për kujdes ndaj fëmijëve, ka thënë Ministria e Jashtme përmes një deklarate, derisa gratë do të transferohen te autoritetet e drejtësisë.

“Franca falënderon autoritetet lokale për bashkëpunimin që e ka bërë të mundshëm këtë operacion”, ka thënë ministria.

Në muajin shtator, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka marrë vendim që Franca të rishqyrtojë kërkesat për riatdhesim të dy grave franceze, që kanë udhëtuar në Siri me partnerët e tyre, për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik.

  • 1

    Radio