Rajoni/Bota Më shumë

Franca nis grevën kombëtare

Prej tvteuta16:03, 18 Tetor 2022

Sindikatat në francë knë nisur një grevë kombëtare të martën duke kërkuar paga më të larta në mesin e inflacionit më të lartë në dekada të tëra në vend e duke e vendosur presidentin Emmanuel Macron përballë një prej sfidave më të vështira që nga rizgjedhja e tij në maj.

Greva, që do të prekë kryesisht sektorët publikë, si shkollat dhe transportin, është një zgjatje e aksionit industrial që zgjati me javë të tëra e që dëmtoi rafineritë e Francës dhe i vendosi nën sulm pikat e karburantit.

Ndërkohë që tensionet po rriten në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës, grevat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të sektorit të energjisë, përfshirë edhe gjigantin bërthamor EDF, ku punimet e mirëmbajtjes, të rëndësishme për furnizimet me energji të evropës, do të shtyhen…

Grevat vijnë në kuadër të një konteksti politik të tensionuar pasi qeveria franceze pritet të miratojë buxhetin e vitit të ardhshëm duke përdorur fuqi të posacme kushtetuese që do ta lejonin të anashkalojë votimin në parlament. Në të njëjtën kohë me gravet, edhe protesta janë planifikuar të mbahen në të gjithë vendin.

  • 1

    Radio