Rajoni/Bota Më shumë

‘Franca do të bllokojë Kosovën’

Prej tvteuta16:16, 16 Prill 2024

Në Strasburg orët janë vendimtare për Prishtinën, pasi negociatat e fundit mes delegacioneve do të përkthehen në vota pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Asambleja Parlamentare do të shqyrtojë dhe votojë raportin e Dora Bakoyannis, por deri më tani janë disa delegacione që shfaqen skeptike ndaj Kosovës dhe janë kryesisht të influencuara nga Beogradi. Dymbëdhjetë nga 46 shtete anëtarë të Këshillit të Europës nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur.

Nevojiten dy të tretat e votave të delegatëve të asamblesë që më pas raporti t’i kalojë në muajin maj ministrave të jashtëm të Këshillit të Europës, për të marrë vendimin përfundimtar. Hungaria deri më tani ka deklaruar votën kundër.

Pavarësisht se e njohin Kosovën si shtet të pavarur, deputetët e Asamblesë Kombëtare, nga partia qeverisëse e Hungarisë janë shfaqur të rezervuar sa i takon çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshilin e Europës, duke reflektuar kështu edhe intensifikimin e raporteve mes Budapestit dhe Serbisë.

Media serbe, Informer e ka çelur botimin e kësaj të marte me kryetitullin se Franca gjithashtu do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, por diçka e tillë nuk konfirmohet për Top Neës nga delegacioni shqiptar në Strasburg. Domethënës është fakti se raporti që mund të sigurojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është përpiluar nga Dora Bakoyannis, ish ministre e jashtme greke dhe motra e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

  • 1

    Radio