Aktuale Më shumë

Fotot e UFO-ve në formë disku metalik mbi Meksikën intrigojnë vendasit dhe ekspertët (video)

Prej admin17:46, 2 Shtator 2022

Ndër vite, Meksika ka qenë një pikë e nxehtë për vëzhgimin e UFO-ve. Pilotët kanë raportuar se kanë parë shumë UFO në qiellin e Meksikës dhe së fundmi prej andej vijnë disa foto të një disku rrotullues mbi një mal, me një cilësi të tillë që një ekspert e quajti “fotoja më e mirë nga afër” ndonjëherë e një mjeti alienësh.

Objekti u pa në qiell nga një banor vendas i quajtur Juanito Juan gjatë një cikloni në një krahinë të Meksikës të quajtur Tamaulipas. Në dukje si prototipi i një disku fluturues, Juan shkrepi disa foto të objektit që duket se tregojnë edhe një pjesë të lëvizjes së tij në qiell.

Juan u shpreh se ndoshta pamja e UFO-ve do të kishte qenë më e mirë, ose më e besueshme, me video, por ekspertët nuk pajtohen, duke thënë se fotot në këtë rast “ofrojnë shumë qartësi dhe besueshmëri”.

Më poshtë mund të shikoni fotot e objektit flutures të paidentifikuar mbi qiellin e Meksikës

  • 1

    Radio