Forumi i gruas së Forcës në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm të maternitetit
Prej tvteuta26 October 2016
Forumi i Gruas së Forcës së Re Demokratike ka zhvilluar mbrëmë një takim lidhur me vendimin e Ministrisë së shëndetsisë për të ndërprerë punën e maternitetit.Në mbledhje ishin të ftuar edhe kryesia e partisë si dhe Dr Gani Karamanaga. Kryetari Nazif Cungu i njohi anëtarët e forumit me takimin që kishin me ministrin e shëndetësisë Budimir Shegrt si edhe mbi anullimin e vendimit për ndërprerjen e funksionimit të maternitetit. Ai tregoi angazhimin e tyre gjatë këtyre ditëve për mosmbylljen e maternitetit.Cungu u shpreh se kishte kërkuar takimin me ministrin e shëndëtsisë Budimir Shegert. Dr Gani Karamanaga, ish drejtor i shtëpisë së shëndetit, tha se problemi i maternitetit është i vjetër por transfuzioni i gjakut mund të realizohet së shpejti dhe theksoi se tani mbetet që kërkesa për sallën e operimit të cohet deri në fund.