Forumi Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini 2023

Prej tvteuta17:24, 7 Tetor 2022

Në Ulqin për gjatë dy ditëve zhvillohet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini 2023. Në këtë Forum janë mbledhur përfaqësues të Qeverisë qendrore dhe lokale të Malit të Zi, përfaqësues të biznesev nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, me qellim rritjen e bashkëpunimit dhe nxitjewn e investimeve në fusha të ndryshme ekonomike në komunën e Ulqinit.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, në hapje të këtij Forumi ndër të tjera tha se agjenda e forumit në fjalë është gjithëpërfshirëse dhe e përpiluar mirë që të gjithë të ken mundësi të marrin informacionin e duhur pë mundësitë e investimeve.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini tha se ata janë partnerë të qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit dhe të Qeverisë së Malit të Zi, duke vazhduar traditën e kahmoçme me qellim zhvillimin ekonomik të Kosovë, Mal të Zi dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ministri i të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi Fatmir Gjeka në fjalën e tij tha se tashmë dihet që viteve të fundit investimet më të mëdha në vendin tonë vijnë nga Kosova, por ato janë investime individuale, dhe ky Forum është një rast i mirë që të shihet se çfar ofron konkretisht Komuna e Ulqinit për investitorët.

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Malit të Zi janë të ulëta, një mbështetje në këtë drejtim për në të ardhëm e ofroi Ambasada e Kosovës në Mal të Zi.

Komuna e Ulqinit prezantoi edhe mundësitë për investime të reja duke paraqitur legjislacionin dhe zonat për investime të mundshme.

  • 1

    Radio