Fortesa Hoti: Zvicrra i përmbahet rregullave sa është e mundur
Prej tvteuta15 April 2020

Si në shumë vende tjera të botës edhe Zvicra përballet me pandeminë e koronavirusit dhe kanë marrë masat për parandalimin e këtij fenomeni. Fortesa Hoti, banore e Bernit për Televizionin Teuta tregon se situata është e qetë dhe që qytetarët i përmbahen rregullave sa është e mundur. Në dyqanin ku punon ajo është e vështirë të mbahet gjithçka nën kontroll, pasie banorët janë duke u mësuar me rregullat e reja të jetesës. Gjithashtu, Fortesa punon si mësimdhënëse e muzikës dhe me nxënësit e vet vazhdon mësimin online, ku është e vështirë të arrihet suksesi i dëshiruar.