Formimi i qeverisë këtë javë?
Prej tvteuta21 November 2016
Sipas burimeve të gazetës Dnevne Novine , kandidati për kryeministër Dushko Markoviq këtë fundjavë ka pasur bisedime me partitë e pakicave dhe Socialdemokratët, pas të cilave pritet që formimimi qeverisë të ndodhë gjatë kësaj jave. Po sipas kësaj gazete, në takime është rënë dakord për gjërat kryesore dhe priten vetëm detajet për marrëveshjet e ardhshme të koalcionit . Kryesia e Partisë Boshnjake e ka miratuar platformën e partive të pakicave dhe pritet që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Këshilli Qendror i kësaj partie, i cili pritet të mbahet në ditët e para të javës.