Aktuale Më shumë

Formimi i pushteteve lokale jofunksionale është alternativa më e keqe

Prej tvteuta10:32, 26 Tetor 2022

Formimi i autoriteteve lokale, të cilat nuk janë funksionale dhe stabile, është alternativa më e keqe, tha politologia Nikoleta Gjukanoviq, dhe vlerësoi se rezultatet e zgjedhjeve në 14 komuna do të inkurajojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gjukanoviq tha se rezultatet e disa partive ishin befasi, ndërsa nga ana tjetër pritej një rënie e mbështetjes për disa të tjera.
“Po mendoj, mbi të gjitha, për Partinë Demokratike të Socialistëve , URA dhe Partinë Socialiste popullore , të cilat duhet të jenë të shqetësuara”, tha Gjukanoviq.
Ajo vlerësoi se një nga fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve ështe Lëvizja Evropë tani. Gjukanoviq deklaroi se votuesit gjithnjë e më shumë po i drejtohen zgjidhjes së çështjeve ekonomike, transmeton Portali RTMZ. Ajo vlerësoi se Qeveria në mandatin teknik, e cila përbëhet nga shumica e URA-s dhe PSP-së, do të përpiqet që për shkak të rezultateve të këtyre partive në nivelin lokal ta shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Gjukanoviq beson se demokratët, Fronti Demokratik dhe Lëvizja Evropiane tani, për shkak të rezultatit të mirë, do të insistojnë në përshpejtimin e këtij procesi.

  • 1

    Radio