Aktuale Më shumë

Forcimi i kapaciteteve spitalore është prioritet

Prej tvteuta09:52, 15 Shtator 2022

Forcimi i kapaciteteve spitalore është një nga prioritetet themelore të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje eksperte në përgatitjen e planit për investime dhe fuqizim të institucioneve shëndetësore.
Kjo u konkludua në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Dragosllav Shekiq, me drejtorin rajonal të OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, i cili u mbajt në margjinat e Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën, në Tel Aviv.
Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk ka një sistem shëndetësor të fortë, të përgatitur dhe të aftë për të dhënë një përgjigje efektive në situata emergjente, pa spitale moderne, të pajisura dhe të forta.Përveç Shqekiq dhe Kluge, në takim morën pjesë edhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Vlladimir Obradoviq, shefi i Departamentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në këtë departament ,koordinatorja kombëtare për OBSH-në, Mirjana Gjuranoviq dhe shefja e Zyrës së OBSH-së në Mal të Zi , Mina Brajoviq.

  • 1

    Radio