Opinion

Aktuale Më shumë

Forca: Viti 2023 të jetë një vit i mbarë për të gjithë

Prej tvteuta31 December 2022

  Urim me rastin e Vitit të Ri 2023!   Të nderuar bashkëkombës! Po e përmbyllim vitin 2022 me vazhdimësinë e aktiviteteve dhe nismave të ndërmarra me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj komunitetit e qytetit tonë. Përkundër pengesave në realizimin e programit tonë politik, arritëm të sigurojmë mjete në vlerë mbi 2 milionë euro për realizimin e projektit kryesor për qendrën sportive dhe stadiumin në Ulqin, vazhdimin e fazës së dytë të kalldrëmit në Qytetin e Vjetër- Kalaja, për shpronësimin e tokës për të lidhur dy bulevardet (Gj. K. Skenderbeu dhe Teuta), duke krijuar parakushtet që Ulqini të fitoj dy institucione të reja arsimore (qendrën e inovacionit dhe universitetin). Po çojmë përpara projekte të panumërta në rikonstruksionin e rrugëve dhe objekteve kulturore për ta bërë qytetin tonë qendrë të turizmit në Mesdhe. Nata e ndërrimit të viteve është moment bashkimi, feste e gëzimi për shëndetin, punën dhe angazhimin tonë gjatë vitit 2022 që po e mbyllim. Duke ju përcjell urimet më të përzemërta në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, uroj që viti 2023 të jetë një vit i shëndetshëm, i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë. Le të shpresojmë e urojmë që viti 2023 të jetë vit i mirëqenies, i angazhimit tonë kolektiv dhe i forcimit të kohezionit politik! Më shumë shpresë, paqe sociale, dhe begati për të gjithë!   Gëzuar!