Forca uron marrëveshjen e nënshkruar  për normalizimin ekonomik në mes të Serbisë dhe Kosovës

Prej tvteuta18:29, 5 Shtator 2020

Urim lidhur me marrëveshjen e nënshkruar  për normalizimin ekonomik në mes të Serbisë dhe Kosovës

Forca e Re Demokratike përshëndet marrëveshjen e nënshkruar në mes të kryeministrit  të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq si një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së mëtejmë të shtetit të Kosovës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes dy shteteve.

ë që kjo marrëveshje së shpejti të lindë edhe njohjen reciproke në mes të dy shteteve.  Njëkohësisht shprehim falënderimin e thellë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërmjetësimin në këto bisedime.

Me këtë rast, Forca e Re Demokratike,  i ka dërguar telegrame mirënjohjeje kryeministrit të Kosovës z. Avdullah Hoti, ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës zonjës Meliza Haradinaj – Stublla dhe ambasadorit të Kosovës në Podgoricë z. Ylber Hysaj.

 

Shërbimi për Media i Forcës së Re Demokratike

  • 1

    Radio