Forca uron Kurban Bajramin

Prej tvteuta18:33, 31 Korrik 2020

Urimet më të mira për festën e Kurban Bajramit! Shpresoj që paqja, mëshira dhe begatia e Allahut të jenë me ju dhe familjet tuaja në këtë ditë të shënuar. Shpresoj gjithashtu që kjo festë të sjelli harmoni, solidaritet, begati për të gjithë dhe të na shërbejë  si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat njerëzore.

Uroj poashtu që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona si dhe shtimin e kujdesit dhe masave mbrojtëse kundër korona virusit.

Me besimin në Zot dhe me kujdes, higjienë personale dhe distancë sociale do ia dalim që të mbrojmë me sukses veten dhe të afërmit tanë nga ky kërcenim global i pandemisë.

 

Urime Kurban Bajrami!

 

Me respekt,

 

Kryetar

Nazif Cungu

  • 1

    Radio