Forca uron 8 vjetorin e pavarsisë së Kosovës
Prej tvteuta17 February 2016
Forca e Re Demokratike ka dërguar mesazhe urimi në adresë të institucioneve më të larta të Kosovës, me rastin e 8 vjetorit të pavarsisë.  Në mesazhet e dërguara presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa dhe ministrit të jashtëm Thaçi, thuhet se Kosova në një kohë të shkurtër dhe pas shumë sakrificave, ka arritur të vendosë standarde të larta institucionale dhe shtetërore, duke respektuar të drejtat e qytetarëve dhe pakicave. Mesazhin mund ta lexoni ne teresi: Kam nderë dhe kënaqësi që në emër të Forcës së re Demokratike, dhe në emrin tim personal, t’ju uroj 8-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Sot mbushen tetë vite nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran të cilën e ka arritur pas përpjekjeve dhe sakrificave shumëvjeçare, që  nuk do të harrohen kurrë. Kosova sot pas një kohe të shkurtër ka arritur të vendos standarde të larta institucionale dhe shtetërore, duke respektuar të drejtat e qytetarëve dhe të pakicave, dhe po vazhdon përpjekjet e saja drejtë integrimit në Bashkimin europian dhe euroatlantik, duke qenë faktor I rëndësishëm I bisedimeve për harmoni dhe stabilizim ne vendet e rajonit. Jemi dëshmitarë se situata aktuale politike nuk është në nivelin e kënaqshëm, por shpresojmë se populli dhe udheheqësia shtetërore e Kosovës  me maturi dhe mençuri, do të arrijë ti zgjidhë të gjitha problemet e brenshme në të mire të popullit shqiptarë. Prandaj, pranoni urimet më të sinqerta me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë, Ju dhe mbarë populli I Kosovës. Me respekt, Nazif Cungu Kryetar I Forcës së Re Demokratike Â