Aktuale Më shumë

Forca: Parqet Kombëtare ndalojnë realizimin e projektit në Kriporën e Ulqinit

Prej tvteuta19:18, 21 Tetor 2022

Kumtesë për media

Parqet kombëtare ndalojnë realizimin e projektit në Kriporën e Ulqinit

Nga QMSSh (Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve) jemi njoftuar se NP „Parqet kombëtare“ po bllokon projektin që për veprime të mëtejshme është dashur t’i dorëzohet Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, i cili ka të bëjë me rehabilitimin e shtrateve dhe argjinaturat në kriporen e Ulqinit.

Shteti delegoi NP Parqet kombëtare për mbrojtjen e kriporës së Ulqinit, andaj na befason pse projekti nuk po zbatohet. Fondacioni Mava i cili merret me ruajtjen e biodiversitetit në dobi të njerëzve dhe natyrës, ka ndarë burime financiare për këtë projekt dhe ato duhet të shpenzohen deri në fund të tetorit të vitit 2022.

Forca e Re Demokratike si aktor kryesor që nga viti 2012 avokon për ndalimin e ndërtimëve në kripore, të miratuar me ndryshimet në planin hapësinor të Malit të Zi. Gjithashtu, me iniciativën e Forcës së Re Demokratike, Kuvendi i Komunës së Ulqinit në vitin 2019 mori vendim për shpalljen e zonës së Kripores së Ulqinit pasuri natyrore e mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare me emrin Parku Natyror “Kriporja e Ulqinit”.

Një nga kërkesat e koalicionit ka qenë pikërisht Kriporja e Ulqinit, sepse si e tillë kërkon trajtim të veçantë, sidomos për faktin se prej vitesh është lënë në mëshirën e fatit.

Për Komunën e Ulqinit realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm pasi me rehabilitimin e tij mund të krijohet proçes kyç ekologjik i cili tani është i ndërprerë.

Forca e Re Demokratike kërkon nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit dhe Qeveria e MZ të reagojnë menjëherë dhe të ndërmarrin masa që të respektohet afati në mënyrë që projekti gjegjës të realizohet sa më shpejt.

Genci Nimanbegu

Kryetar i Forcës së Re Demokratike

Deputet në Kuvendin e Malit të Zi

 

 

  • 1

    Radio