Sociale Më shumë

Forca: Nuk lejojmë që të abuzohet me paratë e popullit

Prej tvteuta10:23, 30 Shtator 2016

Forca e Re Demokratike ka dërguar një kumtesë për media si përgjigje ndaj deklaratave të koalicionit “Me një qëllim” një ditë më herët. Nga kjo parti thonë se zbulimi i keqpërdorimeve të ish kryetarit Gjeka, pasojat e të cilave vazhdojnë akoma, nuk ka të bëjë me inate personale apo hakmarrje, dhe se nuk mund të fshehin keqpërdorimet e ish kryetarit .

Nga Forca shprehen të habitur që dikush merret me pjesmarrjen apo jo në listë të kryetarit të partisë Nazif Cungu, the thonë se në këtë parti ka mjaft njerëz të tjerë që mund denjësisht të përfaqsojnë popullin, dhe se Forca nuk është pronë private e askujt si në rastin e disa partive tjera.

Ato thonë se Komuna e Ulqinit do të jetë në krye të detyrës dhe nuk do të lejojë kurrë, kushdoqoftë, nga kryetari deri tek roja i Komunës, që të mund të abuzoj me parat e taksapaguesve. Në përfundim të kumtesës nga Forca shprehen të vendosur për të nxjerr përpara drejtësisë këdo që abuzon me ndershmërinë dhe besimin e shqiptarëve.

  • 1

    Radio