Forca miraton platformën e pakicave

Prej tvteuta10:13, 14 Nëntor 2016

Forca e Re Demokratike në mbledhjen e Këshillit Qendror miratoi plaformen e përbashkët të partive të pakicave, dhe tani priten bisedimet me Partinë Demokratike të Socialistëve.

Edhe Iniciativa qytetare kroate javën e kaluar e ka pranuar këtë platformë , kurse Partia Boshnjake akoma nuk deklarohet për këtë çështje. Sipas disa mediave, nga Partia Demokratike e Socialistëve nuk janë të gatshëm të pranojnë disa nga kërkesat e tyre, pasi ato përveç nënkryetarit të qeverisë, kërkojnë edhe dy ministri të tjera.

Nga Partia Boshnjake kanë thënë se nëse Socialdemokratët mund të fitojnë 3 poste qeveritare me 2 mandate të fituara, nuk ka asnjë arsye që të njëjtën gjë të mos e kërkojnë edhe nga kjo parti. Sipas gjasave, kroatëve dhe shqiptarëve do tu takojë nga një ministri, kurse fokusi i përgjithshëm do të jetë në punësimin e pjestarëve të pakicave administratë në pëputhje me përqindjen e tyre në popullsi dhe ndryshimi i ligjit zgjedhor.

  • 1

    Radio