Aktuale Më shumë

Forca: Mesazh urimi kryeministrit turk me rastin e fitores së AKP-së

Prej tvteuta12:28, 2 Nëntor 2015

Forca e Re Demokratike i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit turk Ahmet Davutoglu, me rastin e fitores së partisë së tij AKP në zgjedhjet parlamentare në Turqi.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Forcës së Re Demokratike të ju uroj fitoren në zgjedhjet e djeshme.

Juve dhe partisë suaj u dëshiroj punë të suksesshme në proceset e ardhshme politike, dhe demokratizim të mëtejmë, sepse partia juaj është garant për një Turqi më të bukur dhe më të suksesshme.”, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari i Forcës Nazif Cungu.

  • 1

    Radio