Kulturë Më shumë

Forca dhe UDSH së bashku në zgjedhjet parlamentare

Prej tvteuta16:19, 18 Gusht 2016

Grupet negociuese të Forcës së Re Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, të kryesuar nga kryetarët Nazif Cungu dhe Mehmet Zenka, janë takuar në Ulqin në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Bisedat janë zhvilluar në frymën e mirëbesimit dhe duke analizuar mënyrat më optimale për bashkëpunimin në mes këtyre dy partive, e me këtë edhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Të dy grupet janë dakorduar plotësisht që koalicioni në mes Forcës dhe Unionit është domosdoshmëri për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Grumbullimi i potencialit të dy subjekteve janë garanci e realizimit efikas të synimeve dhe programeve politike në interesin e përgjithshëm të shqiptarëve. Koalicioni i Forcës dhe Unionit është duke vazhduar biseda me subjektet e tjera politike shqiptare dhe i hapur për përfshirjen e të gjitha subjekteve në një listë të vetme, thuhet në kumtesën për media të këtyre partive.

  • 1

    Radio