Forca dhe UDSH formalizojnë koalicionin

Prej tvteuta09:59, 15 Shtator 2016

Forca e Re Demokratike ka përmbyllur negociatat dhe ka nënshkruar dje marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me Unionin Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Në deklaratën për media të publikuar pas nënshkrimit , thuhet se nëpërmjet këtij koalicioni, që përfshin dy partitë kryesore shqiptare, synohet shmangia e fragmentimit të trupit elektoral shqiptar në mënyrë që vota shqiptare të jetë më e faktorizuar dhe me më shumë ndikim në jetën politike. Përçarja politike shqiptare në zgjedhjet e mëparshme parlamentare ka shkaktuar humbjen e mandateve potenciale të cilat do të ishin siguruar nëse do të ishim më të bashkuar.

Prandaj përfaqësuesit e Forcës dhe UDSH-së ftojnë edhe aktorët dhe faktorët e tjerë politik shqiptar në vend që për hir të interesit kombëtar, të shmangin dallimet krahinore apo fetare, të lënë mënjanë ambiciet dhe hatërmbetjet personale, dhe të bëhen pjesë e këtij koalicioni.

  • 1

    Radio