Politikë Më shumë

Forca dhe Alternativa dërgojnë kërkesë urgjente për shqyrtimin e ligjit zgjedhor

Prej tvteuta14:35, 12 Shkurt 2016

Forca e Re Demokratike dhe Alternativa Shqiptare i kanë dërguar kërkesë urgjente kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq, që në mbledhjen e grupit parlamentar të hidhet në shqyrtim iniciativa e të gjitha partive shqiptare për ndryshimin e ligjit aktual zgjedhor.

Në iniciativën e nënshkruar nga kryetarët Nazif Cungu dhe Gjergj Camaj, në mes tjerash thuhet se Krivokapiq këtë iniciativë nuk e ka hedhur në shqyrtim gjatë mbledhjeve të kaluara të grupit punues i cili po punon në arritjen e kushteve për zgjedhje të lira dhe të drejta, prandaj kërkohet që kjo gjë të ndryshojë menjëherë.

Ligji aktual zgjedhor është tejet diskriminues ndaj shqiptarëve, dhe u mohon atyre të drejtat e garantuara me Kushhtetutë, thuhet në mes tjerash në këtë deklaratë.

  • 1

    Radio