Forca: Çdo zgjidhje kundër vullnetit të qytetarëve nuk e ka përkrahjen tonë
Prej tvteuta9 September 2016
Kumtesë për media e Forces se Re Demokratike Duke pasur parasysh reagimet e shumta që ditët e fundit u shfaqen në publik, lidhur me kthimin e ullishtës në Valdanos, jemi të detyruar që edhe një herë të përsërisim publikisht qëndrimin e njohur të Forcës së Re Demokratike për këtë çështje. Kthimi i ullishtës në Valdanos është një nga orientimet dhe objektivat themelore të programit të Forcës së Re Demokratike, nga e cila ne si subjekt politik kurrë nuk do të heqim dorë, cka edhe e kemi theksuar gjatë gjithë veprimtarisë sonë politike. Për këtë çështje ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë asnjë kompromis, dhe e vetmja zgjidhje e drejtë është kthimi i ullishtes pronarëve të mëparshëm. Kjo do të ishte edhe zgjidhja e vetme e bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi. Cdo zgjidhje tjeter që është kundër vullnetit të qytetarëve të Komunës së Ulqinit për ne është e papranueshme. Si subjekt politik, i cili për shumë vite është duke u përpjekur të mbrojë interesat e shqiptarëve në Mal të Zi, duke respektuar të gjitha mekanizmat ligjore, mund të themi me plot bindje se deklarata e Kryeministrit është nxjerrë jashtë kontekstit nga disa media, në mënyrë që të përfitojnë pikë politike për subjektet e caktuara në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Perpjekjet që valorizimi i Valdanosin te behet në mënyrë që rrezikon të drejtat legjitime të ish-pronarëve, nuk do të ketë përkrahjen tone. Kryetar Nazif Cungu