“Football Fest Ulqini”: Një numër rekord tifozash në përkrahje të Kombëtares
Prej tvteuta16 June 2016
Tifozët e Kombëtares Shqiptare nga e gjithë bota u mblodhën në vende të ndryshme për të mbështetur fotbollistët kuq e zi. Në Ulqin u organizua në lokale të ndryshme ndjekja e ndeshjes, por gjithësesi numri më i madh i shikuesve ishte nën bedemet e Kalasë së Ulqinit. Me iniciativë të disa të rinjëve nga qyteti jonë dhe mbeshteje nga Komuna e Ulqinit, organizata Turistike e Ulqinit, NP veprimtarite komunale dhe UBA po zhvillohet “Footboll Fest Ulqini 2016”. Në tribunë e vendosur poshtë mureve të Kalasë, në ekranin gjigand të teknologjisë së fundit, u përcjellë ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës. Një numër rekord i shikuesve erdhën që të jenë pjesë e kampionatit europian duke bërë tifo për skuadrën e Shqipërisë. Edhe pas humbjes ndaj Francës, Shqipëria duhet ta ndiej veten fituese duke u nisur nga fakti se kjo është hera e parë në histori që Shqipëria të kualifikohet në një eveniment kaq të madh sportiv.