Aktuale Më shumë

Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”: 10 vjetori i mbajtjes së Kuvendit të parë të gruas intelektuale shqiptare.

Prej tvteuta16:04, 16 Shkurt 2016

Në Shkollën e muzikës në Ulqin u mbajt  mbrëmje festive e organizuar nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, në koordinim me degën në Ulqin, me rastin e 10 vjetorit te mbajtjes se Kuvendit te parë të gruas intelektuale shqiptare.

Në këtë event morën pjesë emra të shquara të kombit shqiptar si Zenepe Luka, Margarita Xhepa,Tinka Kurti, Irini Qirjako, Tefta Radi, Migena Arllati, Vllasova Musta, Silvana Brace, Vitore Sallaku e shumë të tjera.

Zenepe Luka kryetarja e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” foli për rendësinë e gruas shqiptare në shoqëri.

Kryetarja e degës në Ulqin, dr. Zylfije Duraku gjatë 10 viteve të punës ka dhënë kontribut të madh për fondacionin, por edhe ka luftuar për drejtat e grave gjë që e ka dëshmuar në shumë raste. Anëtaret e fondacionit figurat e ndritura të kombit shqiptar, patën vetëm fjalë lavdërimi për doktoreshën.

“Femra, dora, që tund ardhmerinë e një populli, pozita e saj sot dhe problematikat, që kërkojnë zgjidhje” është tema e referatit që  e mbajti gazetarja Hatixhe Nelaj, anëtare e kryesisë së Fondacionit në fjalë. Nga të dhënat që prezantoi Zonja Nelaj u dha të kuptohet që pozita e femrës  në vendet udhëheqëse dhe jetën publike në komunën e Ulqinit është diskriminuese,madje siç u shpreh ajo krahasuar me 10 vite më heret jemi një hap mbrapa e jo para. Andaj janë të nevojshme takime të tilla ku do të ngrisim zërin për një avansim më të denjë të femrës .

Dr. Zylfije Duraku u dekorua me mirnjohjen “Nderi I Fondacionit” pikërisht nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, por gjithashtu edhe Rrijeti I grupeve të grave të Kosovës I ndanë mirënjohje për punën e saj.

10 vjetori  I mbajtjes së Kuvendit të parë të gruas intelektualae shqiptare përkonte me ditëlindjen e 60 –të të doktoreshës Zylfije  Duraku ,e cila kishte një festë të dyfishtë.

Përveç që për të pranishmit u shtrua një koktei rasti në ambijentin e shkollës së muzikës ,për të mysafiret nga Shqipëria,Kosova dhe për anëtaret e degës së Fondacionit në Ulqin u organizua një mbrëmje festive.

  • 1

    Radio