Fondacioni “Dëshmia” ndanë 167 pako ushqimore për Ramazan
Prej tvteuta13:20, 22 Prill 2021
Fondacioni “Dëshmia” vazhdon me akcionin e ndarjes së pakove për Ramazan familjeve që janë në gjendje të vështirë materiale.Kryetari i këtij Fondacioni Astrit Nikaj, përndryshe bamirës i njohur nga Ana e Malit shprehet se ky donacion vjen nga Shoqata “Ulqini”me seli në Çikago.
167 pako Ramazani sot u shpërdanë në Anë të Malit ,Krajë dhe në Ulqin,duke përfshirë këtu edhe fshtrat Pistull dhe Zogaj.Një pako që përmbanë artikuj ushqimor ka vlerën 30 euro,ndërsa në terren janë angazhuar aktivistë për të cilët Nikaj ka një falenderim të veçantë.
Nikaj shprehet se dita, ditës numri familjeve që kanë nevojë për ndihma shtohet, misionin tonë për t’i ndihmuar këto familje do ta vazhdojmë edhe pas muajit të shenjtë të Ramazanit u shpreh ai.
H. Nelaj