“Fondacioni Deshmia” këtë vit synon të sigurojnë iftarin për 70 persona
Prej tvteuta13:29, 31 Mars 2021
“Fondacioni Deshmia” do të organizoi edhe këtë vit dërgimin e iftareve në shtëpi për të moshuar, familje në nevojë, dhe jetima.Ky është viti i dytë me radhë që ky Fondacion në krye me Astrit Niken gëzon familjet në gjendje të vështirë materiale të moshuarit si dhe jetimet me ushqim të ngrohtë për iftar.
Vitin e kaluar kanë sherby iftare për 33 persona në Anë të Malit, ndërsa këtë vit synimi i këtij Fondacioni është që të rrisë numrin,por edhe të zgjëroi këtë akcion në gjithë territorin e komunës, Ulqin, Anë të Malit, Krajë dhe Tivar.Synimi i tyre është që të arrijnë deri në 60- 70 persona.
Nikaj apelon tek qytetarët që kanë mundësi t’i bashkangjiten këtij akcioni humanitar me kontributëin e tyre.
H.Nelaj