Sociale Më shumë

Fluks i madh i pacientësh në Urgjencën e Ulqinit

Prej tvteuta13:16, 3 Gusht 2016

Urgjenca e Ulqinit punon në kuadër të Entit të urgjencave të Mal të Zi e cila sipas numrit të pacientave  renditet e dyta pas Podgoricës. Gjatë stinës së verës në këtë institucion numri i pacientave trefishohet dhe gjatë 24 orëve arrinë të kaloj 160, kështu deklaron dr. Kreshnik Mustafa.  

Rastet të cilët paraqiten në urgjencë vuajnë nga trakti gastrointestinal, alergjitë e ndryshme që vijnë nga pickimi i insekteve apo alergjitë nga dielli.  Pasi që gjatë kësaj periudhe urgjenca ballafaqohet me një fluks të madh pacientash doktor Mustafa shprehet se gjendja është stabile sa i përket furnizimit me ilaçe dhe se stafi është më se i përgaditur për raste të ndryshme. Nga data 1 korrik Urgjenca e Ulqinit ka filluar të punoj dhe mjeku i dytë, do të thotë çdo ndërrim ka nga dy mjek, tre teknik dhe një shofer.

Punën e Urgjencës më së shumti e vlerësojnë pacientët, por gjithashtu kanë arritur të marrin shpërblime të shumta për punën e tyre. Ne Festivalin “Sea Dance” të mbajtur në Budva, ekipi i Urgjencës së Ulqinit i përbërë nga: dr. Kreshnik Mustafa, dr. Hasan Zeneli dhe infermieret Naser Kraja, Bekim Kollari, Naser Halili, si dhe shoferët Pavle  Junkoviq dhe Gvozden Kaleziq mori mirënjohje dhe falënderimet më të mëdha, kurse Ardian Kovaçi u vlerësua si infermieri më i mirë. Ato u veçuan për paraqitjen e tyre profesionale dhe tejet efikase.

  • 1

    Radio