Fitorja e dytë radhazi e KB Deçiq

Prej tvteuta17:44, 7 Nëntor 2022

Fitorja e dytë radhazi

KB DEÇIQ – KB PRIMORJE 1945 90:70

Mysafirët udhëheqën 19:25 pas dhjetë minutash, por në çerekun e dytë arritëm ta kthejmë rezultatin në 46:39.

Pas pjesës së parë, në ndeshje u futëm me një mbrojtje edhe më të fortë dhe me një sulm tranzicioni edhe më të mirë, në mënyrë që në fund të pjesës së tretë të rrisim rezulzatin në 67:57.

Pjesa tjetër e ndeshjes u dominua nga kuqezinjtë të cilët e çuan ndeshjen në fund dhe siguruan një avantazh të lartë prej 20 pikësh.

Marko Koleviq udhëheqi skuadrën tonë me 22 pikë, ndeshje të shkëlqyer zhvilloi edhe Elijah Williams i cili pati 17 pikë, 12 rebound dhe 8 asistime, indeksi 33.

18 pikë shënoi Lluka Nikaleviq, 14 pikë shtoi përfaqësuesi Shqiptar Robert Shestani, i ndjekur nga Nikola Vukoviq me 13 pikë.

Raundin e radhës mirëpresim skuadrën e ligës ABA Mornar nga Tivari

  • 1

    Radio