Financimi i klubeve sportive
Prej tvteuta20 April 2015
Këshilltari i Forcës së re demokratike, Arian Murati,ka zbardhur një reagim të cilin e ka paralajmëruar dy muaj më parë lidhur me shpenzimet e mjeteve buxhetore rreth financimit të klubeve sportive. Ai nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk, thotë se “pasiqë e kam fituar pergjegjen prej Sekretarijatit per buxhet dhe finansa ne lidhje me shpenzimet per sport per vitin 2014,kam obligim qe te njoftoj qytetatrët me keto te dhëna dhe te shpreh pakënaqesinë me menyren dhe shumen e mjeteve te shperndara.Murati premton se mendimin dhe qendrimin tim do ta jap ne mbledhjen e Kuvendit komunal kur te shqyrtohet llogaria perfundimtare e Buxhetit te Komunes per vitin 2014.