Filluan pushimet dimërore

Prej tvteuta11:19, 31 Dhjetor 2015

Procesi mësimor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi ka përfunduar dhe prej sot fillojnë pushimet dimërore.

Nga ministria e arsimit është kumtuar se pushimet dimërore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi fillon me 4 dhe përfundon me 24 janar kur fillon periudha e tretë kualifikuese e cila zgjat prej 25 janar deri me 31 mars. 

Edhe për studentet e Universitetit të Malit të Zi dje ka përfunduar procesi mësimor në semestrin e parë. Procesi mësimor për semestrin veror duhet të fillojë me 15 shkurt të vitit të ardhshëm.

  • 1

    Radio