Politikë

Politikë Më shumë

FILLON REALIZIMI I MARREVESHTJES FORCA-PDS/FORMOHEN GRUPET E PUNES PER VALLDANOS

Prej tvteuta29 July 2015

Kumtesë për opinion Ulqin, 29.07.2015 Kryetari i Forcës Nazif Cungu ka organizuar sot mbledhjen me përfaqësuesit e Shoqatës për kthimin e pronës me qëllim të përgatitjes së Propozimit për zgjedhjen juridike të pronësisë së ullishtës së Valdanosit në përputhshmëri me Aneksin 2 të marrëveshtjes së nënshkruar me Kryeministrin Millo Gjukanoviq. Në mbledhjen e përmendur është formuar grupi punues në krye me Kryetarin e Forcës Nazif Cungun. Në grupin punues janë zgjedhur edhe anëtarët e tjerë siç vijon: Luka –Batko Gjakonoviq-Kryetar i Shoqatës për kthimin e pronave Xhemal Peroviq –Kryetar i OJQ„Mogul“ Fikret Katana –Kryetar i Shoqatës së ullishtarëve Në grupin punues janë të kyçur edhe përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit. Poashtu është formuar edhe trupi i posaçëm punues i përbëre nga një grup juristësh, në krye me avokatin Mustafa Çapuni, i cili do të përgatisë Draft propozimin. Mbledhja e radhës do të organizohet deri në fund të javës së ardhshme. Shërbimi për informim i Forcës