Fillon pastrimi i rrugës drejt Pinjeshit

Prej tvteuta18:39, 1 Shkurt 2021

Në  këtë fundjavë filloi menjanimi i dheut nga rruga  në lagjen Pinjesh në Ulqin .Ky aks rrugor ka qenë i bllokuar nga data 12 janar  si  pasojë e rrëshqitjes së dheut . Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha për televizionin Teuta se në mënyrë të përshpejtuar është hapur tenderi ku janë paraqitur pesë ofertues,katër  ofertues nuk i kanë plotësuar kushtet si mungesë të dokumentacionit.Me menjanimin e dheut dhe gurve është filluar ditën e shtunë,dhe sipas kryetarit Nrekiq shumë shpejt ky aks rrugor do të jetë i hapur për komunikacion.

Situatë alarmante vazhdon të jetë aktuale edhe në Adë ku gjer më tani dëmi në „Rivierën e Ulqinit „vlerësohet në qindra mijëra euro. Nrekiq shprehet se gjer më tani nuk është marrë diçka konkrete afatgjate për të ndaluar  erozionin e  plazhit në pjesën perëndimore të Adës së Bunës.Sipas tij “Të mirat Detare “që menaxhojnë me këtë pjesë duhet  të reagojnë sa më parë me një plan sanues afatgjatë.

Shtabi i emergjencës vazhdon të jetë në kontakt të përditshëm me banorët e fshtrave  afër Bunës   që janë të rrezikuara nga përmbytjet,Kryetari Nrekiq tha se sot dhe dje ka pasë prurje më të madhe të ujit.

Sai përket situates epidemiologjike Nrekiq shprehet se  situata kohën e fundit është përkeqësuar,duke ditur që për një muaj kemi pasë numër shumë të vogël të të infektuarëve, andaj ai apeloi tek të gjithë qytetarët që ti respektonë masat mbrojtëse.

  • 1

    Radio