Aktuale Më shumë

Fillon numërimi veror i orës

Prej tvteuta10:59, 31 Mars 2024

Akrepat e orës kanë lëvizur 60 minuta përpara, natën e mbrëmshme me datën 31 mars.

Këtë të dielë kemi fjetur një orë më pak, pasi ora 7:00 e mëngjesit me orën e re  tashmë është 8:00.

Në orën 02:00 të mëngjesit të së dieles, akrepat e orës kanë lëvizur 1 orë përpara, duke shënuar orën 03:00. Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.

Llogaritja verore e kohës ka filluar të dielën, në mëngjesin e 31 marsit, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate. Kjo do të thotë se do të flemë një orë më pak, por do të kemi një orë më shumë me dritë.

Ndryshimi i akrepave është një proçes i unifikuar në gjithë Evropën. Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

  • 1

    Radio