Fillon njehsimi dimëror i kohës

Prej tvteuta18:33, 24 Tetor 2020

Duke lëvizur akrepat një orë prapa, nga ora tre në dy, në natën midis të Shtunës 24 dhe të Dielën 25 Tetor, fillon njehsimi dimëror i kohës. Praktika është të zhvendoset ora mbrapa çdo fundjavë të fundit në tetor dhe të kalohet në kohën e dimrit dhe kjo çështje rregullohet me ligj në shumicën e vendeve evropiane, ndër to edhe në Mal të Zi. Ideja e llogaritjes së kohës së dimrit dhe verës bazohet në rrethanat astronomike që në janar dielli lind vetëm rreth orës tetë, dhe perëndon në orën 16. Në korrik, kur dita është më e gjatë, dielli lind para orës pesë dhe perëndon pas orës 9. Historia për heqjen e një mbajtjeje të tillë të kohës ka qenë objekt polemikash për një kohë të gjatë dhe Parlamenti Evropian votoi një vit e gjysmë më parë për të hequr ndërrimin e orës nga viti i ardhshëm. Kështu, vendet e BE do të zgjedhin nëse do të kenë kohë vere apo dimri.

  • 1

    Radio