Fillon manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”
Prej tvteuta09:38, 20 Maj 2016
Qyteti i lashtë i Shasit, është qendra në të cilën po zhvillohen aktivitetet e këtij manifestimi, tashmë tradicional.
Shumë emra të njohur të skenës muzikore nga Ulqini e Shkodra, janë përkujdesur që të gjithë të pranishmit në publik ta shijojnë në maksimum këtë ekperiencë.
Nata e parë u mbyll me një ekspozitë fotografish nga artistët vendas.
Realizimi i këtij manifestimi u mundësua nga Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën turistike të qytetit tonë.
Sot është dita e parashikuar për aktivitet sportive, për të vazhuar me aktivitete edhe me datë 21, atëherë kur do të përmbyllet “Pranvera në Anë të Malit për vitin 2016”.