Fillon Liga e Dytë: Otrant Olimpik pret Grafiçar
Prej tvteuta17:03, 13 Gusht 2016
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2016/08/otrant-110x96.jpg)
Të dielën luhen ndeshjet e para të Ligës e dytë të futbollit në Mal të Zi, njoftohet nga Federata malazeze e futbollit. Ndër 12 skuadra, në këtë ligë këtë sezon do të marrë pjesë edhe “Otrant Olimpik” nga Ulqini, i cili ndeshjen e parë do ta luajë para tifozërisë së vet kundër skuadrës Grafiçar nga Podgorica. Ndeshja luhet në stadium në Plazh të Madh, me fillim në ora 17 e 00.