Aktuale Më shumë

Fillon asfaltimi i bulevardit “Teuta”

Prej tvteuta16:24, 20 Dhjetor 2022

Pas punimeve përgatitore, sot edhe zyrtarisht filloi asfaltimi i bulevardit “Teuta”. Punimet e shumëpritura  do të përfundojnë deri në fund të kësaj jave , ndërsa Sekretari për Investime në Komunën e Ulqinit, Minir Karamanaga, shprehet i kënaqur për ecurinë e tyre .

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur, punimet po ecin sipas planit. Besoj se  do të përfundojnë në tre-katër ditët e ardhshme, do të shtrohet fillimisht ana e djathtë dhe më pas ana e majtë. Sot ka përfunduar asfaltimi i shtresës së parë dhe më pas do të vijë e dyta”, tha Karamanaga.

Të nisur nga një eksperiencat e mëparshme, qytetarët dyshuan në cilësinë e asfaltit të ri, por Karamanaga siguron se asfalti i   plotëson të gjitha kriteret .

“Shtresa e re do të ketë një trashësi të kënaqshme asfalti. Pas bulevardit do të nisë asfaltimi i rrugës 28 Dhjetori, pas Shtëpisë Shëndetësore dhe para Vitit të Ri është planifikuar asfaltimi i rrugës nga kafe bar “Poseidon” deri në Plazhë të Vogël dhe vlera e të gjitha  punimeve do të arrijnë në gjysmë milioni euro”, tha  Karamanaga.

Mbykqyrjen e punimeve e bën Agjencia për Ndërtim dhe Zhvillim.

  • 1

    Radio