Aktuale Më shumë

Fillon afati i aplikimeve për aftësim profesional

Prej tvteuta09:20, 11 Nëntor 2022

Sot fillon afati i paraqitjes së shfrytëzuesëve të Programit për aftësimin Profesional për personat me arsim të lartë, dhe do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Ministria e Arsimit tha se shfrytëzuesit e ardhshëm të Programit mund të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes portalit www.euprava.me.

“Të drejtën për aftësim profesional e kanë personat me arsim të lartë të cilët nuk kanë përvojë pune në një nivel të caktuar arsimor dhe janë të regjistruar në Entin përe Punësim”, u kumtua nga kjo Ministri.

Siç thanë ata, formimi profesional zgjat nëntë muaj dhe njihet si përvojë pune 12 muaj dhe si kusht për dhënien e provimit përkatës profesional me arsim të lartë të fituar. Ministria e Arsimit thekson se informacionet për procedurat e aplikimit mund të gjenden në faqet e internetit të e Administratës, të Burimeve Njerëzore, Entit përë Punësim dhe kësaj ministrie.

  • 1

    Radio